Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos
Lexohet për: 1 min.
14-Ditria
1 vit më parë
Linku u kopjua

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga Wolrd Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi u mposht në finale të kësaj gare nga xhudistja franceze, Amandine Buchard, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, në rrugëtimin deri te medalja e argjendtë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti belgen, Amber Ryheul.

Distria e vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus.

Në gjysmëfinale, Krasniqi kishte përballë hungarezen, Reka Pupp, ku edhe ndaj saj shënoi fitore, e cila ia siguroi finalen e kësaj gare.

Por, në finale Distria ishte e pafat, pasi që u mposht nga francezja, Amandine Buchard.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024