Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi e ka fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.
Pas plot nëntë raundeve boks në stadiumin "Fadil Vokrri", Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi, raporton KosovaPress.
Krasniqi pas meçit të super natës së boksit që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ka falënderuar tifozët për mbështetje dhe shtoi se sonte e realizoi ëndrrën e tij.
“Falënderoj të gjithëve që plot 18 vite më keni mbështetur, ëndrrën e realizova, premtimin e mbajta. Jam i juaji gjithmonë, besoj që edhe dy vjet do më shihni e do të qëndrojë i fort”, theksoi ai.
“Faleminderit shumë Kosovë, faleminderit shumë Zot, faleminderit shume Robin Krasniqi. Shihemi në ndeshjen e kthimit, sigurisht qe do te kete ndeshje te kthimit”, tha ai.