Krasniqi e diplomati britanik flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, sipas kreut të PDK-së, Krasniqi, bashkë me diplomatin britanik folën për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në, interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj mbeten gjithmonë udhëzuesi ynë kryesor”, ka shkruar Krasniqi.
Kryetari i PDK-së thotë se vlerëson përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilat, sipas tij, luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin.
Kryetari i PDK-së, gjatë ditës ka takuar edhe ambasadorin francez, Olivier Guerot. Krasniqi e Guerot diskutuan për procesin zgjedhor dhe rëndësinë e përmbylljes së tij në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe standardet demokratike.