Krasniqi: Diplomacia në gjumë, çdo po bëhet mbrapsht
Lexohet për: 2 min.
1.Rrezarta Krasniqi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se diplomacia kosovare është në gjumë dhe se çdo gjë që ka punuar e ka bërë mbrapsht.

“Shohim një diplomaci në gjumë që nuk ka shënuar asnjë progres në  integrimin e vendit përkundër që flitet vetëm për skandalin siç ishte ajo e ambasadorit Berisha, asnjë njohje e re nuk ka ardhur, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Keni punuar çdo gjë mbrapshtë deri tani. Prandaj, sot  zhgënjimi është i madh dhe masiv sepse keni manipuluar me vite të tëra se do të bëni ndryshimin ndërkohë që nepotizmi dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë çështjet kyçe që karakterizojnë punën tuaj. Po shpresoj që shumë shpejt do ta paguani faturën e dështimit”, tha ajo.

 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi  u shpreh se partia që erdhi në pushtet duke premtuar ndërtim të autostradave, po bllokon edhe ato projekte ekzistuese.

Ajo ngriti shqetësimet për vonesat në projektin për ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Krasniqi tha se çdo vonesë për kryerjen e punimeve në këtë rrugë është dëm për qytetarët dhe bizneset.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025