Krasniqi: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë punoi vazhdimisht t'ju qëndrojë afër bizneseve
Lexohet për: 6 min.
320908468_454569503558859_5083387728143627416_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të cilat organizon, mbrëmë në shenjë falënderimi për bashkëpunimin korrekt të treguar gjatë këtij viti, organizoi koktej fundviti me bizneset anëtare, institucionet, përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të ambasadave, kryetarë të Dhomave të Tregtisë, përfaqësues të mediave dhe mysafirë të shumtë.

Qëllimi i koktejit, siç u bë e ditur në komunikatë, ishte edhe rritja e komunikimit mes anëtarëve, njohja mes tyre, duke festuar kështu një vit të suksesshëm dhe duke i falënderuar për bashkëpunimin korrekt të treguar gjatë vitit 2022.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, gjatë fjalimit të tij të fundvitit, theksoi se ende pa dal mirë nga pandemia, bizneset janë goditur nga ndryshimet enorme në çmime dhe vonesat në furnizim si rrjedhojë e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, andaj siç u potencoi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka punuar në vazhdimësi t'ju qëndrojë afër bizneseve.

“Motoja: “Bëje çdo ditë të domosdoshmën, pastaj të mundshmën se e pamundura që është për të tjerët, vjen vetëvetiu” ka vazhduar edhe gjatë këtij viti që po lëmë pas ku është mbajtur Kuvendi zgjedhor ku Dhoma e Tregtisë u freskua në udhëheqje në bord me mbi 30%”, shtoi tutje Krasniqi.

Për një fjalë rasti ishte i ftuar edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mehdi Qyra, i cili ritheksoi se bashkëpunimi korrekt padyshim se do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë duke e vlerësuar si një nga partnerët strategjik rajonal.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, potencoi edhe gjatë këtij viti ka vazhduar me së paku dy ditë në javë me vizita te bizneset, ku ka parë gjendjen nga afër, duke reaguar të parët ndaj çdo vendimi në të mirë të biznesit dhe vendit, përmes konferencave, reagimeve, shkresave, takimeve e komunikatave drejtuar Institucioneve adekuate, për të lobuar për ndryshime pozitive dhe falë besimit dhe bashkëpunimit me sektorin privat specifikisht me bizneset kemi arritur suksese konkrete individualisht për biznese, por edhe për sektor specifik.

“Ndërsa viti 2022 po mbyllet, si DHTIK duam të ndajmë një moment për të reflektuar mbi gjithçka që kemi arritur së bashku si organizatë:

• Kemi avokuar për ligjin për Gjykatën Komerciale që tani është funksionale duke e përmirësuar ligjin e mëhershëm;

• Së bashku kemi avokuar për lirim të masave të pandemisë për bizneset dhe për rinegocim të kontratave publike me operatorët ekonomik;

• Avokim tek Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Autoriteti Kosovar i Konkurencës për ngritjen e vazhdueshme të çmimit të çimentos;

• Avokim për pajisje me Pëlqime dhe Leje Ujore e Mjedisore për bizneset anëtare tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;

• Avokim për gjobat e shqiptuara kompanive transportuese në pika kufitare, tek Ministria e Mjedisit, Planifikikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke e hequr atë ku i’u kemi dal në ndihmë edhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Perëndimore;

• Avokim për lejim të punës së PayPal-it në Kosovë;

• Avokim tek Institucionet përkatëse për blerje të energjisë elektrike nga bizneset;

• Avokim për pranim të kallëpeve si lëndë e parë dhe lirim nga obligimi i pagesës së taksave doganore për të njëjtat;

• Avokim për sektorin e gurthyesve dhe minierave, lidhur me vendimet e nxjerra nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës dhe Agjencia Pyjore e Kosovës;

• Kërkesë për ulje të TVSH-së për produktet esenciale;

• Lobimi në zgjidhjen e problemeve të bizneseve anëtare lidhur me mungesën e furnizimit stabil me energji elektrike, ndërprerjet e energjisë, pëlqime elektroenergjetike dhe çështje të tjera që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, kanë të bëjnë me KEDS & KESCO;

• Avokim për zgjidhjen e problemit të bizneseve anëtare për obligimin e nënshtrimit të kontrollave fitosanitare pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës për importin e lëndës së parë;

• Avokim për lirim të plotë të lëndës së parë nga taksa doganore dhe TVSH për bizneset prodhuese;

• Sigurim i informatave konkrete konform kërkesave të deleguara nga bizneset;”, u bë e ditur në komunikatë.

Si rezultat i lobimit të fuqishëm, në kontinuitet dhe këmbënguljes, pavarësisht sfidave e shpesh edhe hezitimit të institucioneve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, shtoi se kanë bërë që shumë çështje të marrin epilog dhe shumë biznese t’i zgjidhin problematikat e tyre. Gjithashtu, gjatë këtij viti, përmes implementimit të projektit të financuar nga Banka Botërore, DHTIK ceku se ka organizuar mbi 11 module të trajnimeve pa pagesë në fushat me interes për bizneset anëtare dhe stafin e tyre.

“Qëllimi kryesor i moduleve të trajnimeve ka qenë ngritja e kapaciteteve të stafit të bizneseve tona anëtare. Ndërsa, në Konferencën Rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale” e financuar nga WBF dhe e organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi është diskutuar për promovimin e investimeve rajonale, rëndësinë e arsimit dhe aftësimit profesional, ndërlidhjen e të rinjëve me tregun e punës, diskutimin rreth asaj se çfarë ofron Kosova dhe vendet e rajonit për investitorët si dhe sfidat e Dhomave të Tregtisë për përkrahje të bizneseve. Kjo konferencë ishte mundësi e mirë për zgjerim të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre rajonale.”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shtoi është e bindur se me bashkëpunimin e vazhdueshëm me bizneset, do të arrihen suksese edhe më të mëdha. “Andaj, Investimi në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, është investim në vetën tonë, për të mirën tonë dhe të vendit tonë.”, u shtua tutje nga DHTIK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024