Krasniqi dhe Tahiri vizituan Thaçin në Hagë, "Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!"
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Krasniqi dhe Tahiri vizituan Thaçin në Hagë, "Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!"
Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri, dy zyrtarë të PDK-së, vizituan Hashim Thaçin në Hagë.
Krasniqi në një postim bëri të ditur: Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!
Postimi i plotë:
Bashkë me Abelardin, në takime të ndara, sot ishim edhe një herë në vizitë te Presidenti Thaçi.
Për të qenë pranë tij dhe shokëve të tij edhe në këtë fazë finale të procesit dhe, aq sa mundemi, për ta ndarë sadopak me ta këtë rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish.
Dhe për t’u thënë: nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm!
Ato që mbeten gjithmonë të njëjta janë forca, qetësia dhe optimizmi i Presidentit Thaçi dhe i çlirimtarëve tanë.
Si në vizitën e parë, edhe sot ai mbetet i palëkundur, besimplotë në drejtësi dhe me bindjen se shumë shpejt, tashmë çështje ditësh, do të jetë sërish në mesin e qytetarëve të Kosovës.
Ka momente kur qëndresa shndërrohet në frymëzim, e ky është padyshim një prej tyre.
Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.