Krasniqi: Atiq është në zyrën e tij të komunës
Lexohet për: 2 min.
krasniqi-020623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u është përgjigjur kritikave të opozitës lidhur me situatën në veri. Ai ka deklaruar se kryetari i veriut të Mitrovicës është në zyrën e komunës dhe po vijon punën çdo ditë.

Sipas tij, ka qenë kërkesë e dy kryetarëve të PDK-së që betimi i tyre të bëhet në Çabër dhe Boletin.

Krasniqi ka thënë se dy kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut i ka vizituar në zyre.

Në debatin parlamentar për situatën në veri, ai ka thënë se PDK po ua pamundëson që të bëjnë kërkesë në ZRrE për faturim të rrymës.

“Pyetja u bë disa herë se ku është Erden Atiqi, Erdeni është në zyre të komunës duke qeverisur dhe çdo ditë në zyre të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe çdo ditë duke qeverisur. Ajo është Komuna e Mitrovicës së Veriut, Erdeni është në zyre. Erdeni e bëri mes tjerave edhe një kërkesë shumë legjitime, kërkoi prej ZRrE-së që të faturohet rryma, një kërkesë të tillë e patëm edhe për dy kryetarët, mirëpo asnjëri as tjetri nuk po lejohet", ka thënë ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024