KQZ publikon rezultatet pro dhe kundër shkarkimit të kryetarëve në veri
Lexohet për: 2 min.
KQZ
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për rezultatet përfundimtare nga procesi i votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në veri. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it se në këto rezultate janë përfshirë edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga votimi me kusht dhe votat nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit, Valmir Elezi.

Në Leposaviq kanë qenë gjashtë vota për largimin nga funksioni të kryetarit të kësaj komune, ndërkaq 129 kundër.

18 qytetarë nga Zubin Potoku nuk janë pajtuar për shkarkimin e kryetarit. Asnjë votë nuk kanë qenë pro largimit nga funksionit të kryetarit aktual.

Në Zveçan ka votuar vetëm një qytetar, i njëjti kundër shkarkimit të Ilir Pecit.

E në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 12 qytetarë për largimin e Erden Atiq, ndërkaq 99 qytetarë të tjerë nuk janë pajtuar me një gjë të tillë. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024