Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pezulluar dy subjekte politike, Partinë Socialdemokrate dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, për shkak të mos mbajtjes së kuvendeve zgjedhore brenda afatit ligjor.
Deri te pezullimi ka ardhur me rekomandim të Zyrës për regjistrimin, certifikimin dhe kontrollin financiar të partive politike (ZRCKFPP), pasi që afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për Lëvizjen për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për PSD-në më 15 dhjetor 2023.
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kritikuar partitë për mos disiplinë sa i përket zbatimit të afateve ligjore për mbajtjen e kuvendeve të tyre zgjedhore.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.