KQZ miraton konkluzionet dhe rekomandimet pas proceseve zgjedhore më 2025
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ miraton konkluzionet dhe rekomandimet pas proceseve zgjedhore më 2025
KQZ1234
25/02/2026 - 15:05
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 21-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, gjatë shqyrtimit të rendit të ditës, KQZ shtyu për në mbledhjen e radhës pikën e rendit të ditës për rekomandimin për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për vitin 2026.

Ndërkaq, në vazhdim të mbledhjes, KQZ miratoi konkluzionet dhe rekomandimet nga punëtoria e mbajtur për mësimet e nxëna nga dy proceset zgjedhore të mbajtura në pjesën e dytë të vitit 2025: zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Këto rekomandime janë rezultat i një analize gjithëpërfshirëse të sfidave të evidentuara gjatë dy proceseve zgjedhore të vitit 2025 dhe synojnë forcimin e integritetit, transparencës dhe efikasitetit të administrimit zgjedhor. Vendimet përfshijnë masa organizative, teknologjike dhe strukturore, si dhe një paketë të gjerë propozimesh për plotësim-ndryshimin e legjislacionit zgjedhor.

Fokus i veçantë i rekomandimeve është nevoja për ndërhyrje ligjore në Ligji nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe në Ligji për Financimin e Subjekteve Politike. Disa nga rekomandimet e KQZ-së, të cilat gjatë muajit prill do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës në raportin vjetor, janë:

- Rishikimi i sistemit zgjedhor me qëllim reduktimin dhe harmonizimin e numrit të votave preferenciale ndërmjet zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës dhe për Kuvendet Komunale;

–        Rishikimi i afateve për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme;

–        Të hapet rruga për ndryshim për zgjatjen e afatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nga 45 në 60 ditë;

–        Qartësimi i dispozitave ligjore për votimin me asistencë;

–        Ndryshimi i afateve të tërheqjes së dërgesave të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, etj.

Në mesin e rekomandimeve dhe konkluzioneve të miratuara, përfshihet edhe çështja e numërimit digjital të fletëvotimeve dhe identifikimi elektronik i votuesve, të cilat do të mund të konsiderohen përmes ndryshimeve të akteve nënligjore të KQZ-së.

–        Pas sfidave të evidentuara gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025, veçanërisht atyre që ndërlidheshin me rinumërimin dhe zgjatjen e procesit të numërimit, ka vlerësuar të domosdoshëm zbatimin e projektit për numërimin digjital të fletëvotimeve përmes skanimit. Ky projekt do të pilotohet fillimisht në një nivel të kufizuar, me qëllim testimin e funksionalitetit dhe efikasitetit të tij. Për zbatimin e numrimit digjital, parashikohet që brenda 6 muajve të ndërmerren veprime; dhe

–  Po ashtu, do të shqyrtohet mundësia e zbatimit fillimisht si pilot i identifikimit elektronik, për të analizuar ndikimin, sfidat dhe mundësinë e aplikimit të tij në nivel vendi, me qëllim të forcimit të integritetit të zgjedhjeve. KQZ ka vlerësuar se përdorimi i identifikimit elektronik të votuesve kontribuon në forcimin e sigurisë, integritetit të zgjedhjeve, transparencë dhe statistika në kohë reale mbi daljen në votime.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026