KQZ-ja miraton 11.276 kërkesa për ndërrim vendvotimi në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ-ja miraton 11.276 kërkesa për ndërrim vendvotimi në Kosovë
KQZ 19maj2026
19/05/2026 - 15:06
Linku u kopjua

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ-së, Besnik Buzhala, bëri të ditur të martën se që nga 6 maji deri më datë 17 të këtij muaji KQZ-ja ka pranuar 11 mijë e 840 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, nga të cilat janë aprovuar 11 mijë e 276 sosh, ndërsa janë refuzuar 564 prej tyre.

Po ashtu, në kuadër të procesit përgatitor, në këtë mbledhje KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Qëllimi i këtij plani është bashkëpunimi ndërinstitucional për sigurinë e zgjedhjeve, koordinimin me organet e rendit dhe menaxhimin e situatave eventuale, teksa u vendos edhe për miratimin e programit të trajnimeve dhe kurrikulës së trajnimit për zgjedhjet e parakohshme.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme KQZ-ja miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit por edhe të broshurës për zgjedhjet e parakohshme.

Fletëvotimi përmban 21 subjektet politike të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë dhe do të përdoret për votimin në përfaqësi diplomatike më 6 qershor dhe në vendvotime në Kosovë më 7 qershor, teksa në frymën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në fletëvotimet e disa komunave do të përdoren edhe gjuhët e komuniteteve tjera.

Kështu, në Komunën e Prizrenit, fletëvotimi do të përmbajë udhëzime në gjuhën turke dhe boshnjake; në Komunën e Mamushës në gjuhën turke; në Komunën e Obiliqit në gjuhën rome; ndërsa në Komunën e Dragashit në gjuhën boshnjake.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026