Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotshme, ka bërë të ditur se deri më datën 1 shtator, përmes platformës elektronike ka pranuar 1 mijë e 162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
Prej tyre 940 janë aprovuar dhe 222 janë refuzuar, për shkakun se dokumentet nuk kanë qenë të pa kompletuara, pasi që në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
Aplikimi ka filluar që nga 29 gushti dhe do të përfundoj me 26 dhjetor të këtij viti.
Ndërsa, anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka shtuar se është një numër i madh i aplikimeve që janë refuzuar dhe duket se është keqkuptuar kërkimi i fotografisë i dokumentit në dorë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...