KQZ certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
KQZ certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë të subjekteve politike prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në këto 11 subjekte, pjesë ishin Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova Demokratik Turk Partisi, Socijaldemokratska Unija, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Nova Demokratska Stranka, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Drejtori i zyrës për regjistrim certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, ka bërë të ditur se asnjë kandidat i këtyre partive politike nuk bie ndesh me ligjin.

Nga këta kandidat thuhet se LVV-ja përmban 69 kandidatë për deputetë burra dhe 41 gra. Derisa PDK dhe LDK përmban 72 kandidatë për deputetë burra dhe 38 gra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024