Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me procesin e votimit për, apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës. Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ ka miratuar procedurat e votimit dhe numërimit, ka shqyrtuar dhe miratuar format zgjedhore si dhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve.
Poashtu, u bë miratimi i numrit të fletëvotimeve për vendvotime. Bazuar në Listën e Votuesve, numri i votuesve në këto komuna është 46,556, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 40,000 fletëvotime, pra 6,556 apo 14.1 për qind e fletëvotime më pak se votues
Numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani nga KQZ është 130, të cilët përfaqësojnë media, organizata jo-qeveritare vendore dhe përfaqësi diplomatike në Kosovë.