Deri në orën 11:00 në katër komunat veriore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok. Zveçan dhe Mitrovicë të veriut, kanë votuar vetëm 85 qytetarë.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka informuar se sipas informatave që kanë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Mitrovicë të Veriut 32 votues, ndërsa në Zveçan asnjë deri më tani.
Kryetari i KQZ-së fton të gjithë qytetarët e katër komunave që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarit të komunës së tyre. /A. Shala/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...