KPK cakton Petrit Kryeziun ushtrues detyre të kryeprokurorit në Prizren
Lexohet për: 1 min.
Keshilli-Prokurorial
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziun. Në mbledhjen e sotme është miratuar kërkesa për dorëheqje nga kjo pozitë e prokurorit Admir Shala, i cili ka bërë kërkesë që të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj tha se kërkesa për dorëheqje është ofruar në fillim të muajit gusht.

Kjo kërkesë është aprovuar me të gjitha votat për në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Besim Kelmendi ka propozuar që Petrit Kryeziu të jetë ushtrues detyre i kryeprokurorit në Prizrne.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vazhduar mbledhjen me pika të tjera të rendit të ditës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024