Kovaçevski në Beograd, pritet nënshkrimi i disa memorandumeve MV-Serbi
Lexohet për: 1 min.
pamje-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd. Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga Kovaçevski janë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë, Ujërave Lupço Nikolovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Aleksandar Bajdevski.

Pas pritjes zyrtare, ka pasur një takim kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe kryeministres serbe Ana Bërnabiq.

Dy delegacionet qeveritare, të kryesuar nga kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, mbajtën edhe një takim të përbashkët plenar, ku janë diskutuar -siç u tha- tema me interes për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.

Pas këtij takimi është planifikuar nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur, si dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Dimitar Kovacevski dhe Ana Bërnabiq.​

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025