Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Beograd. Sipas krerëve të dy qeverive, vendet kanë pasur përfitime ekonomike nga iniciativa Ballkani i Hapur.

Kovaçevski ka thënë se kjo është iniciativë në të cilën kryeson ekonomia dhe jo temat politike.

“Sot folëm me kryeministren Bërnabiq për benifitet ekonomike nga iniciativa Ballkani i hapur, vetëm disa prej tyre, për atë që Maqedonia e Veriut ka një eksport të madh në Serbi, sa është numri i madh i turistëve nga Serbia në Maqedoni dhe nga Maqedonia e Veriut në Serbi, sa është koha e vogël për transportim në mes tri vendeve, është edhe një dëshmi se nisma Ballkani i hapur po funksionon dhe nisma po jep rezultate”, ka thënë Koveçevski.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar memorandum për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kufirin Tabanoc-Preshevë që është rrjedhojë e procesit të Ballkanit të Hapur, memorandum për pagesë elektronike në pikat e pagesës rrugore, si dhe në fushën e energjetikës dhe të minierave.

A duhet të themelohet Asociacioni nga Qeveria Kurti?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
505
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024