Kosova U21 sfidon Rumaninë në Prishtinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U21 sfidon Rumaninë në Prishtinë
kosova U21
27/03/2026 - 12:53
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Kombëtares së Rumanisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.   

Takimi do të luhet sot më 27 mars 2026, me fillim nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar të FFK-së hyrja për tifozët do të jetë falas, duke krijuar mundësi që një numër i madh mbështetësish të jenë të pranishëm për të përkrahur “Dardanët” e rinj në këtë përballje të rëndësishme.

Kjo ndeshje konsiderohet një test i rëndësishëm për Kosovën U21 në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2027.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026