Kosova U21 barazon me Al-Adalah
Lexohet për: 1 min.
3-Kosova U21
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 është duke i vazhduar përgatitjet në kuadër të kampit tetë ditor në Antalia të Turqisë.

Kosova U21 zhvilloi sot ndeshjen testuese me Al-Adalah, skuadër kjo e cila garon në Superligën e Arabisë Saudite, raporton KosovaPress.

Futbollistët e Afrim Tovërlanit barazuan me Al-Adalah me rezultat 1:1, ku golin për “Dardanët” e shënoi Ardit Tahiri, ndërsa skuadra saudite barazoi shifrat në fund të ndeshjes.

Tovërlani aktivizoi të gjithë futbollistët e ftuar për këtë ndeshje, ku edhe pati mundësinë që ta përcillte nga afër formën e secilit prej tyre.

Kombëtarja U21 do të vazhdojë në ditët e ardhshme me stërvitje, teksa është planifikuar edhe një ndeshje tjetër testuese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025