Kosova U15 shënon fitore në “Kukës Arena”, mposht Shqipërinë U15
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U15 shënon fitore në “Kukës Arena”, mposht Shqipërinë U15
10-Kosova U15
16/06/2022 - 20:29
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U15 ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë U15.

“Dardanët” e rinj, të cilët në përbërje ishin futbollist të gjeneratës së vitit 2008, dhe të përzgjedhur nga projekti “Elite Youth Development U15” shënuan fitore me rezultat 2:1 kundër Shqipërisë U15, përcjell KosovaPress.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Kukës Arena”, ku të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shqipërisë, me golin e realizuar nga Blini, në minutën e 15’.

Por, rezultatin për skuadrën e Ilir Nallbanit e barazoi Rin Ahmeti në minutën e 27’, i cili shënon për 1:1, rezultat ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në vazhdim Kosova e nisi më mirë ndeshjen, kur Rin Ahmeti depërtoi në zonë dhe përfitojë një penallti, të cilën në gol e shndërroi Enkel Ramiqi.

Ndeshjen e dytë miqësore këto dy ekipe e zhvillojnë të shtunën po ashtu në Kukës, ndërsa janë të vlefshme për testimin e lojtarëve, që në të ardhmen do të jenë pjesë e ekipit kombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026