Kosova “u vërshua” me 23 medalje për 10 vite nga sporti i xhudos
Lexohet për: 1 min.
xhudo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Që Kosova mund të konsiderohet si shtet i xhudos, kjo më nuk ka asnjë dilemë. Ky sport, nga viti në vit, po i sjellë Kosovës medaljet elitare nga kampionate ballkanike, evropiane e botërore, por edhe medalje olimpike.

Më në krye një trajner si Driton Kuka, dhe tashmë edhe me trajneren Majlinda Kelmendi, trendi i fitimit të trofeve vetëm sa po shkon duke u rritur, raporton KosovaPress.

Emra si Distria Krasniqi, Laura Fazlu, Loriana Kuka, Nora Gjakova, Akil Gjakova e të tjerë, po tregohen ta pandalshme përballë rivalëve të tyre më eminent botëror në sportin e xhudos.

Si rrjedhoj e punës së tyre të palodhshme, nga viti 2013 deri në vitin 2023, Kosovës i kanë ardhur shtatë medalje të Arta, katër të argjendta dhe 12 të bronzta brenda 10 viteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024