Kosova s'ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Lexohet për: 2 min.
qkrmt-070524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore. Institucioni më i ngarkuar është Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, për shkak të afërsisë me Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kështu thuhet në raportin për vitin 2023 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Në bazë të monitorimit të kësaj organizate thuhet se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të rasteve të lëndimeve e vetëlëndimeve.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti përmendi rastin e parë të kompensimit të dhunimit seksual në burgun e Dubravës në vitin 2014. Ky raport i monitorimit, Rushiti shtoi se shërben për gjenerimin e veprimeve konkreteve nga institucionet vendimmarrëse. Në prezantimin e këtij raporti, Fatmire Haliti nga QKRMT, tha se kanë zhvilluar 19 vizita monitoruese.

Rritje ka pasur edhe të numrit të lëndimeve dhe vetëlëndimeve të të burgosurve në qendrat korrektuese.

Trajtimi i personave të privuar nga liria, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se është e rregulluar në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë penale dhe të drejtave të njeriut. Ai tha se po punojnë për krijimin e kushteve ligjore që personat e burgosur të trajtohen me dinjitet. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani theksoi se ka rritje substanciale të buxhetit të Kosovës.

Në raportin e QKRMT-të për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese thuhet se të burgosurit e intervistuar u shprehën kryesisht të kënaqur me ushqimin që ju shërbehet. Po ashtu, theksohet se tri vaktet e ushqimit shërbehen nëpër salla të përbashkëta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024