Kosova shkon në finale në Kampionatin Ballkanik
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipi përfaqësues i Kombëtares U22 të Kosovës në Beach Volley, Loresa Avdyli dhe Finesa , ka siguruar finalen e Kampionatit Ballkanik për këtë grupmoshë, në konkurrencën e femrave, pas një super paraqitjeje në gjysmëfinale.

Vashat kosovare mposhtën dyshen impresive turke Ece Yilmaz//Ecem Aksoy me rezultat 2-0 në sete, duke treguar paraqitje dominuese për ngazëllimin e të pranishmëve në ‘Holiday Resort’.

Në finale, Kosova do të luajë kundër Rumanisë, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00, përballje që transmetohet direkt në RTK.

Kujtojmë se ekipi tjetër ‘Dardan’, Kosova 1 (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu) do të luajë për vend të tretë kundër Turqisë, pasi u mposht në gjysmëfinale nga Rumania.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024