Kosova ka shënuar deficit tregtar prej 17.5% në muajin dhjetor 2024, në raport me periudhën e njëjtë 2023, përkatësisht 561.5 milionë euro krahasuar me deficitin prej 477.7 milionë euro në vitin 2023, teksa eksporti mbulon importin me 11%, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) mbi rrjedhat e eksport- importit për dhjetor 2024.
Eksporti i mallrave në dhjetor 2024 kishte vlerën 69.6 milionë euro, ndërsa importi 631.1 milionë që paraqet një rritje prej 6.5% për eksport, si dhe një rritje 16.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë 2023.
Eksporti përbëhet 20.3% nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 14.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani. 11.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre. 7.3% artikujt e ndryshëm të prodhuar, 59.8% produktet minerale, etj.
Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerëImportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë
Eksportet e Kosovës në BE arritën në 23.6 milionë euro, ose rreth 34% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje 26,6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Gjermania 10%, Austria 5%, Holanda 2.8%, etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 33.2 milionë euro ose 47.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Shqipëria 21.6%, Maqedonia e Veriut 14.8%, Serbia 5.5%, Mali i Zi 4.8%.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 12.7 milionë euro ose 18.3%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin Zvicra 7.4% dhe SHBA 3.5%.