Ish-ministrja Hykmete Bajrami nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi “Heritage Foundation” renditi Kosovën në rënie sa i përket indeksit të lirive ekonomike në krahasim me katër vjet më parë, përkatësisht 60.6 pikë nga 67.4 sa ishte më herët.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se e gjithë kjo vjen si rezultat i keqqeverisjes Kurti.
Në raportin e publikuar për liritë ekonomike nga organizata “Heritage Foundation”, ndër të tjera thuhet se pavarësisht normave pozitive të rritjes, ekonomia karakterizohet nga paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, furnizim i pasigurt me energji, ekonomi e madhe informale dhe me një sundim të ligjit të dobët.
Kosova ka zbatuar reforma miqësore për biznesin, por korniza e përgjithshme rregullatore mbetet e rëndë. Aktiviteti i tregut informal mbetet i konsiderueshëm. Tregu formal i punës nuk është zhvilluar plotësisht. Stabiliteti monetar është dobësuar dhe normat e fundit të inflacionit janë rritur me më shumë se 7 për qind.