Republika e Kosovës edhe këtë vit shënon 25-vjetorin e përfundimit të luftës gati 100 vjeçare që nga Konferenca e Londrës. Por as këtë vit, 12 Qershori i njohur si Dita e Çlirimit të Kosovës nuk figuron në kalendarin e festave zyrtare të shtetit dhe nuk është zyrtarisht ditë pushimi (shiko kalendarin e festave zyrtare : https://mpb.rks-gov.net/f/86/Kalendari-i-Festave-Zyrtare-).
Dita e çlirimit në luftën e dytë botërore është caktuar Dita kur ushtari i fundit i pushtuesit është larguar nga vendi, me çka i bie që Kosova ketë ditë ta ketë kah fundi i qershorit.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Valon Ramadani thotë se nuk po arrin të ndryshohet Ligji për Festat Zyrtare.
Më tej, Ramadani thekson se Ligji për Festat Zyrtare është me interes vital dhe duhet të votohet nga deputetët e komuniteteve.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala konsideron se ka munguar vullneti politikë për të ndodhur një gjë e tillë.
Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj konsideron se shpejt duhet të rregullohet ky ligj dhe Dita e Çlirimit të figurojë ne kalendarin e festave zyrtare.
29 nëntori në Shqipëri është festë zyrtare që përkujton çlirimin nga pushtimi fashist dhe nazist në vitin 1944. Përveç në Shqipëri, edhe Mali i Zi e shënon si festë zyrtare 13 korrikun që përkujton fillimin e kryengritjes së përgjithshme popullore në vitin 1941 dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit malazez nga Kongresi i Berlinit në vitin 1878. Ndërkaq, Serbia e shënon me punë 21 tetorin si festë zyrtare të çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kosova u çlirua përfundimisht nga Serbia në qershor të vitit 1999. Kjo u arrit pas një përpjekje të gjatë ( shiqo https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Londr%C3%ABs_(1912%E2%80%931913 ) dhe luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të, kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.
Më 12 qershor do të mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës. /Sh.Pajaziti/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...