Kosova pritet ta themelojë Agjencinë e Rrugëve
Lexohet për: 2 min.
komisioni-per-mjedis
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim me 6 vota pro ka kaluar në parim projektligjin për rrugët i cili ka për qëllim rregullimin e rrugëve publike të kategorizuara dhe të pa kategorizuara, planifikimin, ndërtimin, financimin, menaxhimin, mirëmbajtjen si dhe mbikëqyrjen e tyre. Derisa, pjesë e këtij projektligji ishte edhe themelimi i Agjencisë së Rrugëve të Kosovës.

Ky komision, përveç këtij projektligji, ka miratuar procesverbale si dhe ka shqyrtuar Raportin e punës për vitin 2023 dhe nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli tha se ky projektligj ka ardhur në kuvend dhe i ka 60 nene, derisa potencoi se ka për qëllim të rregullojë pozitën juridike, mënyrën e rregullimit të rrugëve publike të kategorizuara dhe të pa kategorizuara, planifikimin, ndërtimin, financimin, kategorizimin, menaxhimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen, masat për mbrojtjen e rrugëve, trafikut që zhvillohet në to dhe themelimin e Agjencisë së Rrugëve të Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje, Pacolli shtoi se opinioni për vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave do të ketë kosto shtesë 24 mijë euro për vitin 2024 dhe 2025. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025