Kosova po promovon vlerat e saj në “Expo 2020 Dubai”
Lexohet për: 2 min.
dasd
3 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkruar se ministria që e drejton në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare “Expo 2020 Dubai”.

Sipas Hajdarit, në këtë ekspozitë botërore, në të cilën marrin pjesë 192 shtete, me pritshmëri të afër 25 milionë vizitorëve, gjatë periudhës 1 tetor 2021 – 31 mars 2022, Republika e Kosovës është duke i prezantuar dhe promovuar vlerat e saj në arenën ndërkombëtare, e që janë pjesë e temës botërore  të Expo 2020 “Lidhja e Mendjeve dhe Krijimi i të Ardhmës”.

“Nëpërmjet vizitave në Pavijonin e  Republikës së Kosovës në “Expo 2020 Dubai” dhe përfaqësimeve tona kombëtare në forume dhe ngjarje të ndryshme ndërkombëtare, me prezantime të vlerave dhe potencialeve nga fushat e ambientit, kulturës, turizmit, bujqësisë, industrisë, inovacionit, energjisë, arsimit dhe sportit, jemi duke  i promovuar vlerat dhe potencialet shumëdimensionale të Republikës sonë. Mirënjohje dhe Falënderim për Fotografët dhe Profesionistët nga Kosova, Muzeun Kombëtar, dhe Grupin Teknik Ndërministror “Expo 2020”, për përkrahjen e pa rezervë, në përgatitjen e pavijonit në kohë shumë të shkurtër, dhe përgatitjeve tjera për pjesëmarrjen e vendit tonë në ekspozitën e rëndësishme botërore "Expo 2020 Dubai", ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025