Kosova përballet me Finlandën në kualifikueset e EHF EURO 2026 për vajza
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova përballet me Finlandën në kualifikueset e EHF EURO 2026 për vajza
Hendboll-Kosova-Femrat
08/03/2026 - 13:42
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e vajzave e Kosovës në hendboll sot më 8 mars 2026, luan një ndeshje vendimtare ndaj Finlandës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi nis në ora 17:15 dhe bën pjesë në kualifikueset e Women’s EHF EURO 2026.

Ndërkohë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka ftuar të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në tribunat e Pallatit për të mbështetur ekipin, transmeton KosovaPress.

“Luajmë me Finlandën për ta mbajtur gjallë ëndrrën e madhe. Me përkrahjen tuaj nga tribunat, është e mundur. Ju presim në Pallatin e Rinisë. Për KOSOVËN tonë”- ka bërë të ditur Federata.

Kjo ndeshje është një moment kyç për Kosovën, në rrugëtimin drejt EHF EURO 2026 dhe pritet të ofrojë emocion dhe tension deri në sekondat e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026