Kosova përballë Kroacisë në sfidën e fundit kualifikuese në hendboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova përballë Kroacisë në sfidën e fundit kualifikuese në hendboll
New Project (72)
12/04/2026 - 16:50
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2026, ku do të përballet me Kroacinë në Zagreb.

Sfida, e cila nis në orën 18:00 në palestrën "High School Jelkovec", shihet si një mundësi e rëndësishme për vajzat tona që të mbyllin këtë cikël me një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari të fortë.

Ky ballafaqim do të transmetohet drejtpërdrejt në 21 Plus, ndërsa ekipi kosovar synon të tregojë rritjen dhe përkushtimin e tij në arenën ndërkombëtare përballë kroateve favorite.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026