Kosova për herë të parë merr pjesë në ngjarjen Travel News Market fair 2024 në Stockholm
Turizem
Lexohet për: 2 min.
Kosova për herë të parë merr pjesë në ngjarjen Travel News Market fair 2024 në Stockholm
4 javë më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë, Kosova po merr pjesë në Panairin e Turizmit Travel News Market 2024 në Stockholm, Suedi, i cili synon të promovojë ofertat e saj turistike në Suedi dhe shtetet e tjera Skandinave.

Kështu ka njoftuar Unioni i Turizmit të Kosovës, duke shtuar se gjatë panairit, operatorët turistikë të Kosovës janë duke mbajtur takime B2B me operatorë suedez, duke promovuar shërbimet e tyre në tregun skandinav dhe duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me operatorët outbound nga rajoni.

“Këto takime synojnë të nxisin partneritetet ndërmjet ndërmarrjeve të turizmit inbound të Kosovës dhe operatorëve suedezë outbound, duke i hapur rrugën mundësive të përbashkëta. Duke marrë pjesë në panair, Kosova synon të rrisë dukshmërinë e saj në tregun skandinav dhe të tërheqë më shumë vizitorë për të përjetuar ofertat e saj unike. Nga ana tjetër, operatorët suedezë fitojnë mundësinë t'i prezantojnë klientët e tyre me një destinacion udhëtimi në zhvillim dhe të larmishëm, duke e shtuar Kosovën në portofolin e tyre turistik”, thuhet në njoftim.

Unioni i Turizmit poashtu ka bërë me dije se pjesëmarrja në Travel News Market 2024 është iniciativë e projektit FEGO, i cili implementohet nga Swisscontact dhe financohet nga SIDA, në bashkëpunim me Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë KIESA.

“Koordinimi i panairit është bashkë-fascilituar nga Unioni i Turizmit të Kosovës. Në panair mori pjesë edhe Ambasadorja e Kosovës në Suedi, znj. Shkëndije Geci Sherifi, e cila shprehi mbështetjen e saj për këtë iniciativë të rëndësishme dhe theksoi rëndësinë e promovimit të Kosovës si një destinacion tërheqës turistik në nivel global”, thuhet tutje.

Unioni i Turizmit ka shtuar se afërsisht dhjetë ndërmarrje turistike skandinave nga Suedia, pritet të vizitojnë Kosovën në vitin 2025 si pjesë e një udhëtimi familjarizues.

Kjo nismë sipas njoftimit synon të thellojë partneritetet e mundshme dhe të ofrojë njohuri të drejtpërdrejta në përvojat e turizmit të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025