Rreth 5700 mjek të licencuar në Kosovë, vetëm 4700 prej tyre janë të punësuar në sektorin publik dhe pjesa tjetër janë të papunë ose në sektorin privat. Të dy palët e mjekëve të punësuar ose jo qëllimin e kanë që të inkuadrohen në tregun e punës në shtetet jashtë Kosovës. Ritmi i migrimit të mjekëve tashmë vite me radhë në mënyrë të vazhdueshme po konsiderohet alarm shqetësues për vendin, sepse kjo situatë e migrimit të punëtorëve shëndetësor Kosovën do ta lërë pa mjek në qendra mjekësore. Kosova në pesë vitet e ardhshme nuk do të mund të rigjenerojë asnjë mjek të ri dhe mjekësia do të mbizotërojë në mosha të shtyra dhe kualiteti i mjekësisë do të jetë zero. Kështu ka deklaruar, Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve. Ai tha se mjekët po refuzojnë të punësohen në QMF-të e qyteteve të tyre sepse të njëjtit nuk kanë interes për të punuar në kushte aktuale të cilat është kuadri mjekësor.
Se mjekët nuk janë të interesuar për punë në spitalet në Kosovë jo vetëm për çështjen e pagave të pakënaqshme, por edhe për çështje të sigurimit shëndetësor e çështje të tjera e thotë edhe kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë, Tevide Imeri.Ajo tha se edhe nëse ka konkurse të hapura për punë në spitalet dhe qendrat mjekësore familjare , mjekët dhe infermierët nuk aplikojnë sepse qëllimi i tyre është migrimi jashtë Kosovës.
Po ashtu, anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje për mjekët sepse brenda tre muajve kanë ikur rreth 300 profesionistë mjekësorë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...