Kosova nis procedurat për prodhimin e municioneve dhe laboratorit për dizajnimin e dronëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit, tha kryeministri Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për vënien e hapave të para për ngritjen e industrisë ushtarake.

Ai tha se qëllimi fillestar është nisja e procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhim të municioneve dhe për laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

“Këtë ditë të rëndësishme për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm, që porsa e nënshkrova, para se të vij këtu në mbledhje dhe me një hap të domosdoshëm besojmë, për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj: do të themelojmë komisionin ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Kreu qeveritar shtoi se përmes këtij vendimi ushtria kosovare do të sigurojë operacionalitetin e plotë dhe të qëndrueshëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024