Përqindja e njerëzve që tregojnë se janë “lodhur” nga lajmet ka shënuar rritje nga viti 2019.
Kështu u shpreh themeluesi i "Vidi Vaka", Mite Kuzevski nga Maqedonia e Veriut, në konferencën e BE-së për edukimin mediatik, në të cilën tregoi se si krijuan një model biznesi që ofron shërbime për kompani të ndryshme.
Në konferencën e Bashkimit Evropian me temën "Gazetaria konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente", ai tha se përqindja e njerëzve që thonë se janë lodhur nga lajmet ka shënuar rritje.
"Anketa ka treguar se 70 për qind e publikut shmang lajmet në një masë dhe ky 70 për qind zakonisht ne si punonjës të mediave mbase jemi të gatshëm, veçanërisht këtu për Ballkanin Perëndimor që të fillojmë nga ky moment të tërheqim vëmendjen. Por asnjëherë nuk reflektojme te vetja. Çka nëse problemi është te portalet tona? Kështu që mbase ndoshta është ajo që po bëjmë ne që i shtyn audiencën të shmangë lajmet. Një gjë që është interesante është se përqindja e njerëzve që mendojnë se janë të lodhur nga sasia e lajmeve po rritet, dhe ka shënuar rritje prej vitit 2019", tha ai.