Kosova ngushton rezultatin në Çeki
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova ngushton rezultatin në Çeki
New Project - 2026-05-31T154059.617
31/05/2026 - 17:43
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës ka ngushtuar avantazhin e Çekisë në 2:1, falë një goli të shënuar në minutën e 77-të të ndeshjes.

Ishte mesfushori Lindon Emërllahu ai që reagoi më së miri në zonë, duke shfrytëzuar një top të kthyer nga portieri apo mbrojtja çeke, për ta dërguar me saktësi në rrjetë nga afërsia. Përzgjedhësi Franco Foda u tregua mjaft i qëlluar me zëvendësimet, pasi Emërllahu u fut në lojë vetëm dy minuta para golit (në minutën e 75-të) në vend të Leon Avdullahut.

Ky gol i ka dhënë shpresë "Dardanëve" për një përmbysje apo barazim në minutat e mbetura, në një sfidë që po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ku pak më vonë (80') me karton të verdhë u ndëshkua edhe Vesel Demaku.

Kosovapress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026