Kosova në ''EXPO 2020 Dubai'', Ramë Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Lexohet për: 2 min.
273599015_344628507668326_6310461069098414123_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë Kosova po prezantohet në expozitën botërore ''EXPO 2020 Dubai'' në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi. Për t’i dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Ramë Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 - zona kohore e Kosovës).

Kështu ka njoftuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me ministritë tjera, ka marrë të gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellur në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë.

“Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë,  që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ''EXPO 2020 Dubai'' me 17 shkurt  2022 . Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve "SHOTA", mund t’i ndiqni prej orës 16:00 ( 13:00 - zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Ëas Plaza në Dubai. Të interesuarit mund të lajmërohen për biletat pa pagesë deri më datën 15.02.2022 në numrin e telefonit: +971506648749”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025