Kosova mposht Izraelin
Lexohet për: 1 min.
15-Kosova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kosova ka marr tri pikë të reja në kualifikimet për në Kampionatin Evropian pasi e ka mposhtur Izraelin në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:0.

Golin që pati vlerën e tri pikëve e realizoi Milot Rashica në minutën e 42’, raporton KosovaPress.

Në pjesën e dytë, “Dardanët” ishin më të mirë në fushë duke kërkuar edhe golin e dytë, por tereni shumë i vështirë për shkak të reshjeve të shiut ishte pengesë e madhe në këtë drejtim. 

Gjithsesi, deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar dhe Kosova doli me pikë të plota.

Me këtë fitore, “Dardanët” shkojnë në kuotën e 10 pikëve dhe  renditen në vendin e katërt në Grupin I, vetëm një më pak se Izraeli që ka 11 pikë.

Lider i këtij grupi është Rumania me 16 pikë.

Dy ndeshjet e fundit të këtij grupi Kosova i zhvillon kundër Bjellorusisë dhe Zvicrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024