Kosova me gjashtë xhudistë në Kampionatin Evropian në Tbilisi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova me gjashtë xhudistë në Kampionatin Evropian në Tbilisi
Xhudo
15/04/2026 - 10:58
Linku u kopjua

Kosova do të përfaqësohet me gjashtë xhudistë në Kampionatin Evropian për seniorë që mbahet nga 16 deri më 19 prill në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në këtë ngjarje të rëndësishme të xhudos evropiane, vendi ynë synon paraqitje të suksesshme përballë konkurrencës së fortë ndërkombëtare.

Në këtë kampionat do të garojnë Erza Muminoviq në kategorinë -48 kg, Distria Krasniqi dhe Fatjona Kasapi në -52 kg, Laura Fazliu në -63 kg, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë -73 kg. Ekipi udhëhiqet nga trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.

Gara pritet të jetë mjaft konkurruese, me pjesëmarrjen e rreth 400 garuesve, përkatësisht 227 meshkuj dhe 173 femra nga 46 shtete. Në ditën e parë do të ndeshen Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Fatjona Kasapi, ndërsa të premten në tatami do të dalin Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026