Kosova me dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në boks
Lexohet për: 1 min.
boks
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kosova ka rrëmbyer dy medalje të bronzta nga Kupa e Botës në boks që po mbahet në Budva.

Liberta Haxholli në kategorinë 75kg dhe Donat Syla në kategorinë  92kg, fituan medaljet e bronzta,  vendin e tretë në Kupën Botërore në boks "Adriatic Pearl" në Budva ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.

Drejtësinë në këtë kup botërore ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, përcjellë KosovaPress.

Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për ketë kampionat evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025