Kosova luan sot finalen e madhe
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova luan sot finalen e madhe
kOSOVA
31/03/2026 - 09:23
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Turqinë në një ndeshje historike, që vendos fatin e kualifikimit në Kupën e Botës 2026. Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45 dhe konsiderohet si një nga përballjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

“Dardanët” vijnë në këtë finale të “play-off”-it pas një fitoreje dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, duke siguruar kështu një hap larg një arritjeje historike. Ndërkohë, Turqia siguroi finalen pasi mposhti Rumaninë me rezultat minimal, duke paralajmëruar një duel shumë të fortë mes dy përfaqësueseve.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me stadiumin e mbushur dhe me mbështetje të madhe nga tifozët, pasi Kosova synon pjesëmarrjen e parë ndonjëherë në një Botëror. Kjo ndeshje shihet si një moment historik për vendin, që vetëm pak vite më parë nisi rrugëtimin në futbollin ndërkombëtar dhe tani ndodhet vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre të madhe.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026