Kosova krenon 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova krenon 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA
Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur sot festimet për shënimin e 10-vjetorit të pranimit në UEFA dhe FIFA, një moment historik që i dha fund izolimit dhe vulosi rrugëtimin plot sakrifica të futbollit tonë.
Kampit Nacional në Hajvali u shndërrua në qendrën e festës, ku përmes sportit u dëshmua uniteti mes institucioneve si Policia e Kosovës, FSK-ja, Ambasada Amerikane dhe Qeveria e Kosovës.
Aktivitetet nisën me një ndeshje mjaft emocionale të Kombëtares së Amputuarve, duke dhënë një mesazh të fuqishëm vullneti, ndërsa festivali “Grassroots” mblodhi fëmijë nga shtatë regjione të vendit, duke simbolizuar shpresën për të ardhmen.
Presidenti Agim Ademi, në fjalën e tij, rikujtoi me emocion sakrificën e brezave të tërë që mundësuan këtë arritje, duke theksuar se kjo dekadë është një dëshmi e asaj që mund të arrihet përmes bashkimit.
KosovaPress