Kosova kampion në FIBA U-16 Kampionatin Evropian
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova ka triumfuar në finalen e FIBA U-16 Kampionatit Evropian ndaj Shqipërisë me rezultat 61-101(8:28,18:23,11:18,24;32).

Që nga fillimi Kosova dha maksimumin e saj duke e nisur me super seri prej  0:9 e duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi të konsiderueshme prej 25 pikësh apo rezultat të përgjithshëm 26:51.

Lufta për çdo top në çdo cep të fushës tregoi dëshirën e vërtetë të "Dardanëve" për këtë fitore.

Ritëm i njëjtë vazhdoi edhe në periudhat e fundit ku Kosova me epërsinë e krijuar po zbatonte lojën e saj pa asnjë problem. Në fund Kosova u shpall kampione e FIBA U-16 Kampionatit Evropian me rezultat 61:101.

Tek Kosova shkëlqyen Besim Bytyqi  me 22 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime si dhe Lis Binishi me 20 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime.

Kosova e mbylli Kampionatin pa asnjë humbje ndërsa vitin e ardhshëm luan në një rang më lartë, në divizionin B për grup moshën U-16.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024