Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka shpërndarë fjalimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller të cilin e ka bërë gjatë një konference më 7 gusht.
Në këtë fjalim Miller kishte shprehur shqetësimin nga vendimet e “pakoordinuara” të lidershipit të Kosovës.
Poashtu ai ka inkurajuar Kosovën që ti kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktivë me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në e NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Dhe kështu ajo që ne do ta inkurajonim Qeverinë e Kosovës që të bëjë është që t'i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-në, me NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës. Dhe ne e kemi bërë të qartë - siç po e bëj të qartë publikisht, ne ia kemi bërë të qartë këtë privatisht edhe qeverisë”, përfundoi ai.