Kosova i vendos sanksione shtesë Rusisë, sanksionon edhe Republikën Islamike të Iranit
Lexohet për: 3 min.
imgtt
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe pakon e re shtesë të sanksioneve kundër Federatës Ruse. Në mbledhjen e qeverisë, zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi ka theksuar se sanksionet janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe aleatët tjerë, për siç u tha mbrojtjen e plotë të vlerave të përbashkëta dhe demokracisë.

Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, Gashi ka thënë se janë të lidhura me vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalnyn.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës, ka ndarë 142 mijë euro për mbajtjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga prestigjiozja “The Economist”. Për këtë, Kurti ka thënë se është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin global të sukseseve të Kosovës

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar edhe Drafti i Strategjisë së Republikës së Kosovës për Drejtësi Tranzicionale 2024- 2034. Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu ka thënë se strategjia ka për qëllim të ndihmojë të korrigjojë padrejtësitë, të shërojë traumat e shkaktuara nga e kaluara e dhimbshme që janë pasojë e krimeve që Serbia ka bërë në Kosovë.

Në mbledhjen e qeverisë të enjten, është miratuar edhe propozim-vendimi Preliminar për shpronësim për interes publik, për nevoja të Depos Qendrore të Barnave dhe akomodim të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë (MMPHI), për të cilën ministri i shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky vendim është mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e barnave,

Në këtë mbledhje është miratuar edhe projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore nga MMPHI, i cili sipas, zëvendësministrit në këtë ministri, Jeton Raka me këtë projektligj themelohet Agjencia për menaxhimin e resurseve ujore, si agjenci ekzekutive me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë.

Po ashtu është miratuar edheProjekt-rregullorja për përcaktimin e procedurave efektive për identifikimin, raportimin dhe referimin ndaj shfrytëzimit, neglizhimit dhe abuzimit te fëmijës si dhe për Mbrojtjen e Fëmijës ne Situate Rruge. Me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se kjo ministri ka kompletuar gjithë infrastrukturën e akteve që derivojne nga ligji për mbrojtjen e fëmijës.

Ndërsa, është miratuar edhepropozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit te Qeverise për emërimin e Bordit Drejtues te Shërbimit Spitalor Klinik i Universitar te Kosovës. Po ashtu, është propozuar edhe grupi redaktues që do të merret me trajtimin e veprave të botuara si dhe të dorëshkrimeve të pabotuara të profesor, Ukshin Hoti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024