Kosova i bashkohet festës globale në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”. Kjo ditë u festua në pyjet e Blinajës duke prezantuar teknologjitë dhe inovacionet e fundit që transformojnë mundësit dhe efikasitetin në monitorimin dhe menaxhimin e resurseve pyjore.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se Kosova po i bashkohet festës globale në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, si festë e shpallur nga Kombet e Bashkuara që synon ngritjen e vetëdijes së përgjithshme rreth rolit dhe rëndësisë së pyjeve.  “Këtë vit, tema e caktuar për shënimin e kësaj dite është “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”, prandaj edhe ne do të shohim se cilat janë mundësitë inovative për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve tona”, tha ministri Peci.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje, ekspertë dhe profesionistë të pyjeve, studentë, zyrtarë, njohës dhe dashamirë të pyjeve patën mundësinë shohin demonstrimin e teknologjisë inovative që posedon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, dhe që shërbejnë në planifikimin, monitorimin dhe shfrytëzimin e pyjeve, zhvillimin e analizave dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore, si dhe përparësitë që ato sjellin në realizimin e aktiviteteve të përditshme në sektorin e pylltarisë. Gjatë programit të shënimit të ditës ndërkombëtare të pyjeve është bërë edhe demonstrimi praktik i funksioneve dhe përdorimi i dronëve, dylbive të natës, GPS-ve, kamerave kurth dhe matjeve në pylltari, me mbështetjen e ekspertëve të programit që FAO po e zbaton në Kosovë. Ndryshe, ky program që po e zbaton FAO në bashkëpunim me MBPZHR dhe Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, financohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia dhe ka për qëllim krijimin e kapaciteteve për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024