Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit për më shumë se dy vite po vazhdon të udhëhiqet me ushtrues detyre. E urgjente po konsiderohet hapja e konkursit të ri për këtë pozitë nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Nga ky institucion deklarojnë se nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga zyra e Presidentes pas ridërgimit të emrit të kandidatit, Blerim Isufaj, ndonëse kjo e fundit në tetorin e vitit të kaluar nuk e kishte dekretuar Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit, me arsyetimin se ka pasur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së tij.
Sipas Bedri Gashit i cili ushtron detyrën e udhëheqësitë të Njësisë për Komunikim Publik në KPK, ky institucion i drejtësisë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga presidenca.
“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Presidenca dhe se do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale për hapat e mëtejshëm”, ka thënë ai për KosovaPress.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësisë (IKD), Ehat Miftaraj u shpreh se është fatkeqësi se si deri më tani sistemi prokurorial i Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim në drejtim të zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri.
Sipas tij, ky mosveprim përqon mesazhin se KPK, po e keqpërdorë pavarësinë e saj ligjore dhe kushtetuese.
Në anën tjetër edhe Levik Rashiti nga Grupi për Studime Juridike dhe Poltike, po kërkon nga Këshilli Prokurorial që përzgjedhjen e Kryeprokrurorit të Shtetit ta kenë prioritet.
Rashiti thekson se procesi i përzgjidhjes duhet të nis nga fillimi.
Ndryshe, në prill të vitit 2022, Aleksandër Lumezi e ka përfunduar mandatin e tij si Kryeprokuror i Shtetit, dhe nga ajo kohë e deri më sot këtë pozitë po e ushtron, Besim Kelmendi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...