Kosova e Zvicra dhurojnë spektakël e luajnë baras në "Fadil Vokrri"
Lexohet për: 1 min.
zvicraa 3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90' minutave lojë të zhvilluara në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova ka barazuar 2:2 me Zvicrën, raporton KosovaPress.

Heroi i "Dardanëve" ishte Vedat Muriqi me dy golat e tij (minuta e 65' dhe minuta e 90+5'), kurse Amir Rahmani me autogolin e tij dhe Remo Freuler ishin golashënuesit e Zvicrës.

Me pikët e reja, Kosova renditet në vendin e pestë me katër pikë, krahas Zvicrës që zë vendin e parë me 11 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025