Kosova e Turqia negociojnë për sigurime shoqërore mes dy vendeve
Lexohet për: 1 min.
447799304_761208489516464_8159269025968483147_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova dhe Turqia janë duke zhvilluar negociata për arritjen e marrëveshjes për sigurime shoqërore, e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve të drejtën për pensione bazike, kontribut-pagues, familjare dhe invalidore të punës në vendin ku ata jetojnë.

Pikat kryesore për finalizimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve u përcaktuan gjatë një takimi ndërmjet delegacionit nga Kosova kryesuar nga zëvendësministri Avni Zogiani dhe delegacionit turk kryesuar nga zëvendësministri për Punë dhe Sigurime Shoqërore, Adnan Ertem.

Takimet dypalëshe u finalizuan me nënshkrimin e marrëveshjes në parim, duke shënuar kështu përfundimin e fazës së parë të negociatave, ndërsa në muajt në vijim pritet që në Turqi të zhvillohet edhe faza e dytë e negociatave.

Marrëveshja parashikon edhe të drejtën për eksportimin e pensioneve për qytetarët që jetojnë në të dyja vendet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025