Kosova e Greqia së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
307951893_403079511995870_8806419132941710792_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, gjatë një takimi sot Athinë me homologun e tij grek Athanasios Plevris, u dakorduan të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje bashkëpunimi në sistemin e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve.

Latifi me këtë rast shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Greqisë për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë, si dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Ai ka theksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe katër shtetet e tjera anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë.

Ndërsa, ministri Plevris shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shkëmbimin reciprok të përvojave në shëndetësi.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e një ministri të Shëndetësisë së Kosovës që takon zyrtarisht ministrin e Shëndetësisë së Greqisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025